Sot vizituam fabrikën e mobiljeve “Sara”, një shembull i shkëlqyer i përkushtimit dhe suksesit vendor.
Kjo kompani tashmë punon për eksport, ndërkohë që mbulon me cilësi të lartë edhe tregun vendas.
Biznese si “Sara” janë shpresë për zhvillimin ekonomik, punësim të qëndrueshëm dhe prodhim vendas me standarde evropiane.
Në programin tonë qeverisës, premtimi për mbështetje të bizneseve të tilla është prioritet, përmes lehtësirave, partneritetit dhe krijimit të kushteve që nxisin prodhimin dhe eksportin.