Zgjedhjet Lokale 2025

LDK vazhdon me takime me qytetarë

 
 
Sot pata nderin e veçantë të vizitoj familjet e shquara të Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës, dy heronjëve që dhanë jetën për lirinë e Kosovës dhe qëndresën tonë kombëtare.
Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha ishin njerëz të jashtëzakonshëm, aktivistë të palodhur dhe simbol i sakrificës për të ardhmen e vendit tonë.
Ata u angazhuan për lirinë, për vetëdijen kombëtare dhe nuk u dorëzuan kurrë para dhunës dhe shtypjes.
Në emrin tim personal, dua t’i falënderoj nga zemra për mikpritjen e ngrohtë dhe bisedat e sinqerta familjet heroike Malaj dhe Berisha.
Njohja e historisë së tyre dhe e vlerave që na lanë pas, na bën më të fortë dhe më të bashkuar në rrugën për një Kosovë dhe një Gjilan më të mirë e më prosperues.
Unë premtoj se, do të punoj me përkushtim dhe drejtësi, duke e dërguar përpara Gjilanin tonë të bukur, duke ruajtur vlerat dhe duke i dhënë hapësirë rinisë, kulturës, arsimit dhe zhvillimit ekonomik.
Sakrifica e Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës do të jetë gjithmonë një udhërrëfyes për punën tonë të përbashkët për një të ardhme shumë më të ndritur.
🙏🏼Falënderime dhe nderime të mëdha familjeve për mikpritjen dhe për shembullin e tyre të jashtëzakonshëm.
Bashkë do ta bëjmë Gjilanin e ri qytet të shpresës e të besës për të gjithë ne!

Familja e Burim Elezit të mbushë me vullnet dhe përplot shpresë për të ardhmen e Gjilanit të ri.

🙌🏼Një familje e fortë dhe e bashkuar, që reflekton vlerat e punës, integritetit dhe përkushtimit ndaj qytetarëve.

Burimi, kandidati ynë për Asamblenë Komunale me numrin 35, është një frymë e re politike që e do qytetin, që dëgjon qytetarët dhe do të sjell zgjidhje konkrete për problemet reale të bashkëqytetarëve.

Ky tubim madhështor i kësaj familje na bëri të kuptojmë edhe më shumë se ndryshimi fillon nga bashkimi i qytetarëve rreth vizionit të përbashkët për Gjilanin e ri.

Me Burimin në Asamble, qytetarët do të kenë një zë të fuqishëm dhe të ndershëm përfaqësues në vendin më meritor të tyre.

Çfarë ndjenje e mirë është të vizitojmë familjet e çmuara gjilanase në çdo cep të qytetit tonë, për të konfirmuar fuqinë e përkrahjes qytetare dhe lidhjen tonë të përbashkët për Gjilanin e ri.

Sot patëm kënaqësinë të vizitojmë familjen Hajrullahu, ku na mirëpriti me shumë ngrohtësi z. Njazi Hajrullahu, djali i të ndjerit Gani Hajrullahu.

🙌🏼Me respekt të thellë kujtojmë veprën dhe kontributin e Ganiut, i cili mbetet frymëzim për të gjithë ata që e duan vendin me dinjitet.

Ai ishte një patriot dhe intelektual i shquar, i cili ka dhënë shumë për Republikën dhe për Gjilanin.

🙏🏼Falënderim të veçantë për z. Njazi dhe mbarë familjen Hajrullahu për mikpritjen e ngrohtë, për dashurinë, përkushtimin dhe mbështetjen e sinqertë që po e japin në këtë rrugëtim të përbashkët.

Mbështetja juaj është dëshmi se ndryshimi që po e ndërtojmë bashkë ka themele të forta tek njerëzit e ndershëm, punëtorë e me shpirt atdhetar.

Çdo hap i juaji, çdo përkrahje dhe çdo fjalë e mirë, po e forcon edhe më shumë rrugën tonë drejt fitores së madhe të Gjilanit të ri.

🫶🏻Faleminderit për besimin, për mikpritjen dhe për shpirtin e bashkimit që e mbani me krenari.

Bashkë për Gjilanin e ri që e duam dhe e aspirojmë të gjithë!

You Might Also Like