Futboll

Vazhdojnë punimet në Stadiumin e Qytetit në Gjilan

Punët në Stadiumin e Qytetit në Gjilan po vazhdojnë. Ato po zhvillohen në pjesën e nëndheut, kurse Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka pubikuar disa foto për të dëshmuar se punimet po zhvillohen me intensitet të shtuar

“Me intensitet po zhvillohen punimet në stadiumin e Gjilanit. Ky është një prej investimeve më të rëndësishme në infrastrukturën sportive në Anamoravë. Stadiumi i ri do të ketë kapacitet prej 8,750 ulësesh, dhe do të ofrojë kushte të dinjitetshme për zhvillimin e aktiviteteve sportive, si dhe për t’i ndjekur ndeshjet”, thuhet në njoftimin e MKRS-së, transmeton 2LONLINE.com.

Sipas kësaj minsitrie, për këtë projekt janë ndarë 12.8 milionë euro, ndërsa punimet pritet të zgjasin dy vite./kryelajmi.com/.

You Might Also Like