Libri

Të shtunën promovohet Monografia e doktor Xhavit Hajdarit, “VETERANËT E SHËNDETËSISË SË ANAMORAVËS”

Këtë të shtunë, më 25 tetor 2025, ora 12;00,
në Bibliotekën e qytetit në Gjilan

“Vjeshta letrare e Gjilanit” vazhdon me një veprimtari përuruese

Monografia e doktor Xhavit Hajdarit, “VETERANËT E SHËNDETËSISË SË ANAMORAVËS”, kësaj të shtune që vjen , përmes një veprimtarie përuruese shpaloset për të pranishmit dhe gjithë publikun gjilanas e më gjerë.
Një libër me interes dhe veçmas për këtë pjesë të Kosovës, me të drejtë i është dhënë hapësirë në edicionin e gjashtëmbëdhjetë të Manifestimit “Vjeshta letrare e Gjilanit, ngase sjell të dhëna për një nga fushat më të ndjeshme të jetës sonë, shëndetësinë dhe personelin mjekësor shqiptar të kësaj krahine, që nga fillet e para, diku nga pjesa e parë e shkullit XX, e deri në fund të çerekut të parë të shekullit XXI.
Një fjalë hyrëse për këtë veprimtari përuruese do ta paraqet në emër të Ars Clubit “Beqir Musliu” do ta paraqes drejtuesi i saj, Sabit Rrustemi, ndërsa për librin do të flasin, publicisti e veprimtari Xhevdet Kallaba, në cilësinë e redaktorit si dhe dr. Zijadin Hasani si recensent i monografisë, po dhe vetë autori i saj, doktor Xhavit Hajdari
Veprimtaria përuruese drejtohet nga poetja Linditë Ramushi Dushku dhe është e hapur për publikun e gjerë.

You Might Also Like