Këtë të shtunë, me fillim në orën 12, në Bibliotekën Ndërajonale “Fan S. Noli” do të përurohet libri me poezi “Dashuri e pashtershme” i autores gjilanase Nazmije Xhaferi – Hasani.
Para dashamirëve të librit dhe të lexuesve do të flitet për këtë libër, i cili është libri i shtatë i kësaj autoreje, e cila është anëtare e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës.
Libri “Dashuri e pashtershme” i autores gjilanase Nazmije Xhaferi – Hasani është i ndarë në shtatë kapituj dhe përmban poezi me tematika të ndryshme, redaktor i të cilit është Zekirija Idrizi.
Libri i sapodalë nga shtypi do të promovohet të shtunën, më 15 nëntor 2025, në ora 12,00 në Bibliotekën “Fan S. Noli” në Gjilan. /kryelajmi.com/.





