Pas duelit të mesjavës ndaj Istogut në kuadër të Kupës së Kosovës, skuadra është vënë menjëherë në aksion për ndeshjen e radhës kampionale ndaj Llapit.
Grupi është i bashkuar dhe i gatshëm për të treguar vazhdimësinë, pavarësisht që ndodhet pranë një sfide tejet të vështirë siç është ajo ndaj Llapit.
Besart Krivanjeva po lufton me kohën për të qenë i gatshëm në këtë takim, ndërkohë Robert Rrahmani vazhdon të stërvitet i diferencuar nga pjesa tjetër e grupit.
I gatshëm për ndeshje pritet të jetë Lorik Boshnjaku, i cili mungoi në duelin e kupës për shkak të numrit të kartonëve.
Dueli ndërmjet Gjilanit dhe Llapit zhvillohet të dielen më 7 Dhjetor me fillim nga ora 13:00.





