Futboll

SC Gjilani shënon fitore në ndeshjen kontrolluese ndaj FC Zimbru Chișinău

SC Gjilani e ka fituar ndeshjen e tretë miqësore, që e ka zhvilluar sot në Qendrën Stërvitore në Antalya, ku klubi kuq e bardhë nga Gjilani është vendosur tash e sa ditë.

SC Gjilani përballë e kishte ekipin nga Moldavia FC Zimbru Chișinău.

Pas një ndeshje shumë të mirë, SC Gjilani ia ka dalë të ngadhënjejë me rezultat 2:0, me golat që i kanë shënuar Oltion Bilalli dhe Albin Prapashtica.

Gëzon fakti se pas lëndimit të rëndë që kishte pasur në ndeshjen nda Malishevës në stinorin e kaluar, Oltion Bilalli është kthyer në formën e tij jetësore ngase në dy ndeshjet e fundit miqësore, ai ia ka dalë që të shënojë tre gola dhe do të jetë një ndër atutë më të besueshëm të Debatik Currit në sulmin e Gjilanit.

Deri në kthimin në Kosovë, SC Gjilani ka paraparë edhe ndeshje të tjera kontrolluese. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like