Basketbollistet e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” nga Gjilani janë kampione rajonale në basketboll, në garat që këtë të premte janë zhvilluar në komunën e Vitisë, më saktësisht në Pozharan.
Është ky edhe një sukses I madh I vashave që udhëhiqen nga profesori I Kulturës Fizike dhe Sportit, Selami Haziri, duke dëshmuar edhe njëherë se Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti” pos që është vatër e dijes dhe e shkencës ka edhe sportistë dhe sportiste të shkëlqyeshme që për çdo vit në Gjilan sjellin kupa, medalje e mirënjohje.

Vashat gjimnaziste, bindshëm kanë mposhtur bashkëmoshataret e tyre nga Komuna e Kamenicës dhe në finale janë takuar me rivalet e tyre nga Komuna e Vitisë. Ato me lojë të mirë në mbrojtje u dalluan shumë dhe I kanë kufizuar vitiaset në vetëm 3 pikë, derisa vetë kanë shënuar 14 pikë dhe janë shpallur kampione e ato janë: Alea Syla, Bora Shurdhani, Riga Shkodra, Embarë Hasani, Erda Bajraliu, Stina Shkodra, Hana Sahiti, Bora Devaja, Malvina Bllaca dhe kryetrajneri Selami Haziri.






