Drita ka shënuar fitore minimale ndaj Dukagjinit me rezultat 2:1, por e cila e mbanë në garë për titullin kampion.
Në këtë ndeshje dolën fjalët e kryetrajnerit të bardh e kaltërve se do të jetë një ndeshje e vështirë, megjithëse Drita e para erdhi në epërsi në minutën 17, kur nga e majta harkoi Mike Arthur, që në anën tjetër gjeti Besnik Krasniqin që me kokë futi topin në rrjetë për 1:0.
Mysafirët ia dolën të barazojnë në 1:1 në minutën 40. Hekuran Berisha kaloi disa mbrojtës të Gjilanit dhe me gjuajtje të saktë qëllon këndin e poshtëm të djathtë të Malokut.
Në pjesëlojën e dytë, Drita u sul drejt portës mysafire dhe ia doli që sërish të kalojë në epërsi me golin e arritur në minutën 63. Ishte qendërsulmuesi Veton Tusha që shënoi me kokë dhe i solli Dritës tri pikë shumë të vlefshme. /kryelajmi.com/.




