Në kuadër të “Javës s Frankofonisë”, bëhet inaugurimi i hapësirës frankofone në Bibliotekën e Qytetit në Gjilan në orë 14:00. Po ashtu do të mbahet edhe konferenca “Ndikimi i teknologjive të informacionit dhe rrjeteve sociale në sistemin arsimor në Francë dhe Kosovë”.
Aktivitetet fillojnë me kuzhinën franceze në shoqëri me Shefin Christophe dhe Nathalie Richard-Vitton nga ora 10:00 deri në orën 14:00 në trajnimin e nxënësve të shkollës së Mesme të Agrobiznesit dhe Teknologjisë “Sahit Baftiu” në hotel Astoria në Gjilan.
Derisa në orën 19:00 shtrohet kotej në Tetarin e Qytetit nga nxënësit e ShMAT “Sahit Baftiu.
Derisa me një mbrëmje inauguruese të veçantë në frymën e muzikës dhe kulturës, mbahet koncerti nga soprano Besa Llugiqi e shoqëruar me kitare nga Thyeri Marcier, ku do të sjellë një performancë unike plot emocion dhe elegancë.
Ejani ta përjetoni këtë moment artistik të paharrueshëm sot me 24 mars në orën 20:00 në Teatrin e Qytetit në Gjilan
Komuna e Gjilanit këtë vit ka nderin të jetë Kryeqyteti i Frankofonisë në Kosovë, në kuadër të edicionit të XXVI të Javës së Frankofonisë.
Ky aktivitet kulturor, që organizohet në Kosovë në bashkepunim me institucionet dhe partneret frankofonë, shënon festimin e gjuhës frënge dhe kulturës së vendeve frankofone.
Në këtë kuadër, gjatë kësaj jave në Gjilan do të zhvillohen aktivitete të ndryshme kulturore, artistike dhe edukative që promovojnë kulturën frankofone dhe dialogun ndërkulturor.
Komuna e Gjilanit, është e përkushtuar të mbështesë aktivitete që nxisin shkëmbimin kulturor, bashkëpunimin ndërkombëtar dhe përfshirjen e të rinjve në jetën kulturore të qytetit.




