Viti

Kryetari Haliti pritet në takim nga homologu i tij në Kirchhain

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, është pritur në një takim zyrtar nga homologu i tij, Olaf Hausmann, në Kirchhain.
Takimi u zhvillua në një atmosferë shumë miqësore, duke reflektuar bashkëpunimin e gjatë dhe të qëndrueshëm ndërmjet dy komunave, të cilat prej vitesh janë të binjakëzuara dhe kanë ndërtuar marrëdhënie të forta partneriteti.
Gjatë këtij takimi, kryetari Haliti e falënderoi homologun e tij për mikpritjen dhe bashkëpunimin e deritanishëm, duke theksuar rëndësinë e thellimit të mëtejmë të këtyre raporteve. Ai gjithashtu e ftoi kryetarin Hausmann që të vizitojë Komunën e Vitisë, me qëllim të forcimit të lidhjeve dhe shkëmbimit të përvojave.
Po ashtu dy kryetarët biseduan për bashkëpunimin konkret në projektin për menaxhimin e mbeturinave organike, si dhe për disa projekte të tjera zhvillimore, për të cilat pritet të kërkohet mbështetje nga Fondacioni Gjerman për Mjedis.
Bëhet me dije se ky takim konfirmon edhe një herë përkushtimin e dy komunave për të avancuar bashkëpunimin në fusha me interes të përbashkët, në veçanti në mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

You Might Also Like