Me nder dhe mirënjohje të thellë, sot pranova Medaljen Presidenciale të Meritave, të ndarë nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.
Ky vlerësim përfaqëson një rrugëtim të gjatë pune, përkushtimi dhe shërbimi në fushën e anesteziologjisë, si dhe angazhimin gjatë periudhave të rëndësishme për vendin tonë.
Mirënjohës për këtë nder të madh dhe i përkushtuar të vazhdoj të kontribuoj edhe më tej.
Faleminderit të gjithëve për mbështetjen ndër vite.





