Pas fitores së Klubit të Volejbollit “Drita”, në finale ndaj ekipit “Fer Volley” nga Ferizaj, në konkurrencën e femrave me rezultat 3-2 apo: 25-18, 25-22, 27-29, 22-25, 13-15 dhe marrjes së trofeut të Kupës së Kosovës, ka uruar edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.
“Vashat e “Dritës”, vazhdojnë traditën. Përmes një loje të jashtëzakonshme dhe një shpirti luftarak, vajzat e KV “Drita”, arritën të fitojnë Kupën e Kosovës në volejboll, duke i rikthyer trofetë në qytetin tone”, tha Alban Hyseni.
Kryetari i komunë, uroi qytetarët e Gjilanit, klubin KV “Drita” dhe gjithë tifozët “Intelektualët”.
Vajzat e Klubit të Volejbollit “Drita” gjatë lojës treguan karakter të jashtëzakonshëm, duke fituar tre setet e fundit dhe duke siguruar trofeun e Kupës së Kosovës, pas një dueli dramatik në Pallatin e Sporteve “1 Tetori”.





