Banorët e Bresalcit dhe Shillovës treguan gatishmëri dhe interesim të madh gjatë dëgjimeve publike, duke reflektuar rëndësinë e këtij projekti për zgjidhjen e çështjeve pronësore dhe të trashëgimisë ndër vite.
Gjatë takimeve, drejtoresha Eljesa Rashiti theksoi se pjesëmarrja aktive e qytetarëve është kyçe për të siguruar një proces të drejtë, transparent dhe në shërbim të interesit publik.
Drejtoria e Kadastrit falënderon të gjithë qytetarët për praninë dhe kontributin e tyre dhe i fton të vazhdojnë të jenë po kaq aktivë edhe në dëgjimet e ardhshme, duke ndihmuar në ndërtimin e një sistemi kadastral të besueshëm dhe gjithëpërfshirës.




