Futboll

Gjilanit nuk i bëhet vonë, fut veten në telashe

Gjilani është në një krizë të thellë rezultatesh dhe pas pjesës së parë e ka futur veten në telashe, ngase po mposhtet nga Llapi me rezultat 1:2.

Llapi ka kaluar në epërsi që në minutën e tetë, kur pas një harkimi nga këndi të kapitenit Arbnor Ramadani, topin e grushtoi Vokli Laroshi, por teposhtë, në trupin e Hasanit, i cili nga afërsia nuk e pati të vështirë të shënojë për 0:1. Në këtë rast goli është rishikuar nga VAR, por është vërtetuar se goli ishte i rregullt.

Në minutën 16, Gjilani fitoi një goditje dënimi, aty diku 18 metra larg portës prej ku gjuajti Armend Thaqi në mënyrë mjeshtërore, të cilën nuk arriti t’a ndalë as Qoriqi shtatlartë.

Në minutën 26, pas disa gabimeve të njëpasnjëshme të mbrojtjes së Gjilanit, pa ndonjë sulm të Llapit, nga asgjëja topi erdhi deri te Arijanit Hasani, i cili me një gjuajtje volej qëlloi këndin e djathtë të pambrojtur të Laroshit për rezultatin 1:2./kryelajmi.com/.

You Might Also Like