OPINION

Kërkohet reagim urgjent në Autostradën “Ibrahim Rugova”

Shkruan: Edon Syla, qytetar e vullnetar

Si qytetar dhe vullnetar, shpreh shqetësimin tim për gjendjen e krijuar në Autostradën “Ibrahim Rugova”, ku po rrezikohet seriozisht siguria e qytetarëve dhe e pjesëmarrësve në komunikacion.

Kjo situatë kërkon reagim urgjent para se të ndodhë ndonjë aksident apo tragjedi. Për hir të sigurisë së qytetarëve, jam i gatshëm të kontribuoj dhe të ndihmoj vullnetarisht në largimin e këtij rreziku, pasi deri më tani nuk është parë një zgjidhje konkrete nga institucionet përgjegjëse.

Siguria në rrugë duhet të jetë prioritet për të gjithë. Nuk duhet të presim pasoja të rënda për të vepruar.

You Might Also Like