Në prag të ndeshjes Drita – Gjilani, ekipi bardh e katër me një video të postuar në faqen e vetë në facebook ka bërë me dije se do të ndajë rrugët me sulmuesin e krahut Almir Ajzeraj.
Ajzeraj, që dikur me golat e tij ishte vendimtarë në fitoret e Dritës, kohëve të fundit ka realizuar shumë rrallë. Ai në garat ndërkombëtare, por edhe në kampionat gati se në secilën ndeshje ka patur role në detyrat defanzive, të cilat i ka kryer me sukses dhe për këtë i janë mirënjohës te FC Drita për kontributin e dhënë.
“Faleminderit, Magic Almir Ajzeraj, për trofetë, emocionet dhe gjithçka që arritëm së bashku.
Ti do të mbetesh gjithmonë njëri prej nesh. Përgjithmonë bardh e kaltër”, thuhet përmes një video të titulluar “The last dance” (Vallëzimi i fundit).
Te Drita pritet edhe një largim tjetër i rëndësishëm, gjë për të cilën kryelajmi.com do t’ju mbajë të informuar me kohë.





