Ka zhvilluar 254 ndeshje me Dritën, por në ndeshjen e radhës ndaj Malishevës, Almir Ajzeraj nuk do të jetë pjesë e ekipit, ngase qysh tashti është bërë me dije se anësori i djathtë i Dritës ka ndërruar mjedis.
Ajo që ishte paralajmëruar pak minuta para fillimit të ndeshjes ndaj Gjilanit, ndodhi në fushën e lojës, kur drejtori i përgjithshëm i FC Drita, Feti Murseli i dorëzoi Almir Ajzerat plaketën në të cilin ishte shënuar numri 254, që kishte domethënien se kjo do të jetë ndeshja e fundit e Ajzerajt për FC Drita dhe se ai do të ndërrojë mjedis. /kryelajmi.com/.





