Në Komunën e Vitisë është mbajtur ceremonia e ndarjes së certifikatave nga z. Robert Blease, ekspert i projektit të Bashkimit Evropian KosEd “Modeli Kolegial i Sigurimit të Cilësisë”. Ky projekt ka për synim ngritjen e kapaciteteve të drejtorëve të shkollave dhe mësimdhënësve lidhur me mbledhjen e të dhënave dhe krijimin e një cikli reflektues në raport me nevojat e shkollës, me qëllim të avancimit të cilësisë në arsim dhe fuqizimit të bashkëpunimit profesional në shkolla. Në këtë ceremoni ishte i pranishëm edhe Kryetari i Komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti, i cili përshëndeti të pranishmit dhe përgëzoi të gjithë për angazhimin dhe realizimin e këtij projekti të rëndësishëm, duke vlerësuar në mënyrë të veçantë bashkëpunimin me z. Robert Blease. Me një fjalë rasti të pranishmëve iu drejtua edhe Drejtoresha e Arsimit, znj. Arta Ajeti, ndërsa z. Robert Blease falënderoi Komunën e Vitisë për bashkëpunimin dhe uroi që ky projekt të vazhdojë të japë rezultate pozitive në avancimin e arsimit. Azjz Zuka






