Një gjë të tillë e ka bërë të ditur vetë drejtori i pensionuar, i cili në faqen e tij në facebook ka shkruar:
Të nderuar kolegë e kolege,
Me rastin e pensionimit tim, dua t’ju shpreh falënderimin dhe mirënjohjen më të sinqertë për bashkëpunimin, respektin dhe mbështetjen që më kemi dhënë gjatë gjithë viteve të punës sonë së bashku.
Ishte nderë dhe privilegj për mua të jem pjesë e këtij kolektivi, ku ndamë sfida, suksese, përvoja dhe kujtime të paharrueshme. Nga secili prej jush kam marrë respekt, përkrahje dhe motivim për ta ushtruar me përkushtim profesionin e drejtorit.
Po largohem nga puna aktive me emocione të veçanta, por me zemër plot mirënjohje për të gjitha momentet e mira që kemi kaluar bashkë. Ju falënderoj për korrektësinë, mirëkuptimin dhe atmosferën e ngrohtë që ma bëtë pjesë të jetës sime profesionale.
Ju uroj nga zemra shëndet ,suksese dhe mbarësi në punën dhe jetën tuaj. Uroj që shkolla jonë të vazhdojë gjithmonë me rezultate të mira dhe me frymën e bashkëpunimit e respektit./kryelajmi.com/.




