OPINION

A do të zhvillohen kështu bisedimet më 4 shtator në SHBA?

Skender Berisha

A do të zhvillohen kështu bisedimet më 4 shtator në SHBA?

 

Prezantuesi apo personi që hap takimin:

I nderuari z.President Trump, President Vucic, Kryeministër Hoti.

Ky takim i paralajmëruar për sot nga SHBA si nikoqir për dy shtetet që SHBA i njeh si të tilla, po mbahet në praninë e Presidentit të SHBA-së dhe perfaqësuesve të dy vendeve: Kosovës dhe Serbisë.

Tani pa e zgjatur i jap fjalen Presidentit të SHBA-së per të vazhduar më tej.

 

PRESIDENTI TRUMP:

Z.President Vucic, Z.Kryeminister Hoti. Ju falenderoj për praninë tuaj. Është nder për mua dhe popullin Amerikan të ju kemi sot mes nesh si vende mike, dhe besojmë shumë se kjo miqësi do të vazhdojë edhe më tutje, por besojmë dhe po punojmë shumë që miqësia të jetë prezente edhe mes dy vendeve qe ju përfasoni Kosovës dhe Serbisë.

Ky takim i sotëm është i një rëndësie të veçantë si për nga koha edhe për vendet që ju perfaqësoni, por edhe për SHBA-në, pasi që SHBA-të e deshirojnë paqen edhe në këtë pjesë të Ballkanit, që gjithnjë ishte një vatër me probleme të paparashikuara.

Sot, ne nuk do të ju ngarkojmë me propozime dhe ide të shumta, por do të punojmë dhe fokusohemi në njërën nga to, por edhe në fund të këtij takimi do të ju japim agjendën e takimit të radhës që shpresojmë ta mbajmë brenda muajit shtator. Për temën të cilën do të flasim takimin e radhës do ta bisedojmë në ndër kohë, por gjithsesi edhe do ta keni si propozim për ta shqyrtuar dhe biseduar me përfasuesit tjerë politik në vendet e juaja.

Prandaj për të vazhduar më tutje sot, propozimin e SHBA-së për sot do ta kemi në tavolinë tani nga administrata, por para kësaj dëshiroj të ju jap fjalën edhe ju, para se të vazhdojmë më tutje.

I nderuar Z.President Vucic fjala për ju.

PRESIDENTI VUCIC:

Z.President Trump, Z.Hoti.

Është nder për mua dhe shtetin e Serbisë që ky takim mbahet në një vend mik të Serbisë dhe natyrisht konsiderohet një nga mundësitë për një arritje të marrëveshjes mes Beogradit dhe Prishtinës me ndermjetësimin e SHBA-së, si një vend mik i Serbisë, pa lënë anash edhe Bashkimin Evropian që vazhdimisht ka pasur një qasje konstruktive për problemin e kësaj pjese

të Evropës, dhe vazhdimisht ka dhënë maksimumin për arritjen e marrëveshjeve mes Beogradit dhe Prishtinës. Edhe pse kemi pasur disa marrëveshje me Prishtinën, dihet qartë se ato nuk janë zbatuar nga ana e Prishtinës, që për Serbinë ka qenë e papranueshme një qasje e tillë nga ana e Prishtinës si nënshkruese e saj, e sidomos Asociacioni i Komunave Serbe si nje marrëveshje e arritur në praninë e BE-së, që edhe pas pesë viteve nuk ka asnjë lëvizje nëkëtë drejtim.

Serbia si një vend që respekton liritë fetare, është e përkushtuar të ruaj edhe historinë e saj që gjindet në pjesën jugore të saj.

Për shkak se vendi ynë ka patur qasje konstruktive ndaj këtij problemi, me gatishmërimë e saj Serbia ka pranuar të bisedojë edhe në vendet e treta për teritorin e saj, me të vetmen arsye që ky problem të zgjidhet një herë e përgjithmonë. që për ne është problem i brendshëm i Serbisë, gjë që e dëshmon edhe prania ime këtu. Prandaj ne si shtet mik i SHBA-së por edhe i shqiptarëve në tërësi, si President i vendit jam i gatshëm gjithmonë të kontribuoj për paqen në rajon dhe me gjerë.

Ju falenderoj

 

PRESIDENTI TRUMP:

I nderuari Kryeministër Hoti fjala për ju.

 

KRYEMINISTRI HOTI:

Z.President Trump, Z.President Vuçiç, të nderuar të pranishëm.

Jemi të nderuar me praninë tuaj si President i SHBA-së. Jemi falënderues për iniciativën e marrë nga vendi më mik i Republikës së Kosovës.

Kjo nismë nga SHBA-të për Kosovën nuk është një nismë e thjeshtë, por njëra nga kërkesat tona të kahmotshme që SHBA-të, të kenë rolin kyq në këto bisedime.

Edhe pas shumë përpjekjeve nga Bashkimi Evropian për të gjetur një zgjidhje përfundimtare mes të dyja vendeve, ajo nuk është arritur asnjëherë edhe përkundër disa marrëveshjeve të arritura të cilat pjesa dërmuese e tyre nuk po gjejnë zbatim.

Kosova si vend i pavarur i njohur nga pjesa dërmuese e vendeve demokratike e botës, ka arritur të zhvillohet dhe të antarsohet në shumë organizata botërore, e që për synim të saj ka njohjen reciproke mes Serbisë dhe Kosovës, dhe ulëses në Kombet e Bashkuara.

Shpresojmë se kjo nismë nga SHBA-të do të sjellë rezultate të pranueshme nga të dyja vendet, siq ishte edhe vendimi i gjykatës ndërkombëtare rreth të drejtës që i dha Kosovës, dhe në fund të

dalim si dy shtete që kanë gjetur paqen, dhe të jenë shembuj për të tjera raste të ngjashme që mund të ndodhin në të ardhmen në botë.

Kosova është e gatshme të kontribuoj për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Ju falenderoj.

 

PRESIDENTI TRUMP:

Ju falenderoj të dy përfaqësuesit e vendeve mike Z.President Vucic dhe Z.Kryeministër Hoti për qasjen tuaj ndaj kësaj problematike në mes të dyja vendeve, por ne gjithsesi duhet të kemi një fillim që më pas të kemi edhe një zgjidhje përfundimtare të pranueshme nga të dyja vendet dhe kjo të sherbejë edhe për paqen në rajon.

Duke marrë për bazë gatishmërinë e të dyja vendeve për zgjidhjen e problemit të pazgjidhur prej mëse dy dekadash, mendoj se ky takim do të shërbejë si një nga nismat përfundimtare të një problemi që ka rrjedhë nga një konflikt i armatosur, si rezultat i pakënaqësisë ndaj pushtetit të kohës së Milosheviçit, që nuk ishte i drejtë me të gjithë popujt që jetonin në Ish Jugoslavi, dhe në fund vendet fituan pavarësinë pas luftrave dhe konflikteve të armatosura, e njëra nga to ishte edhe Kosova duke ardhë ne një gjendje që NATO mori një vendim të vështirë për ndërhyrje.

Por, ne sot nuk do të flasim shumë për rrjedhën e kësaj problematike të pazgjidhur deri më sot nga ana e BE-së dhe të fajsojmë dikë, por do të bëjmë përpjekje për të zgjidhur ato.

Pra, me ju së bashku si miq do të mundohemi të jemi emra të cilët i dhanë fund një problemi të pazgjidhur prej dy dekadash, dot të mundohemi t’i japim përspektivë vendeve tuaja.

Pa e zgjatur më shumë, para jush për këtë takim kemi planifikuar të japim idetë dhe pikëpamjet tona, dhe të juajat natyrisht, rreth zhvillimit ekonomik të të dyja vendeve, e në ndërkohë do të bisedojmë edhe për tema të tjera në vija të trasha, por pa e prishur ekuilibrin e bisedimeve mes miqve në shtepinë tonë.

SHBA konsideron se mënyra e sjelljes së BE-së karshi…

Vazhdon…

You Might Also Like