Viti

Agjencioni për Financim në Kosovë /AFK/ hapi degën e saj në Viti

Me një solemitet rasti të organizuar në Viti, sot Agjensioni për Financim në Kosovë, “AFK”, ka hapur degën e saj edhe në këtë komunë. Të pranishëm në këtë solemnitet ishin përfaqësuesit më të lartë nga banka si dhe nga pushteti lokal, së bashku me biznesmenë dhe të ftuar të tjerë të veçantë.

Drejtori i AFK-së, Vahdet Anadolli falënderoi gjithë të pranishmit dhe tha se kemi parë një potencial të mirë në zonën e Vitisë, kemi parë që qyteti ka kapacitet për apsorvim të kredive të vogla, natyrisht atë çfarë ne japim pa burokraci dhe që janë mikro-kreditë.

E Kryetari i Komunës së Vitisë , Sokol Haliti, në fjalën e tij uroi Drejtorin dhe stafin e AFK-së për hapjen e degës në qytetin e Vitisë, duke theksuar se edhe Vitia ka nevojë për Institucione të tilla. Në aktivitetin e organizuar me rastin e hapjes zyrtare të degës u tha se qëllimi i kryesor i hapjes së degës është që ky institucion mikrofinanciar të jetë sa më pranë klientëve të tij, bazuar në rritjen e nevojave për shërbime bankare në këtë zonë.

Ndryshe kjo degë në Viti është e 20-ta me radhë, ku një e tillë është edhe në Gjilan, çka tregon se AFK është duke e mbuluar tërë territorin e Kosovës, me shtrirjen e sigurt që po bënë për të ofruar shërbime e produkteve cilësore e inovative. Misioni i AFK-së në Kosovë është

përmirësimi i kushteve të jetesës në Kosovë duke ofruar një qasje ndaj shërbimeve të qëndrueshme financiare për mikro-ndërmarrje dhe ndërmarrje të vogla./ Aziz Zuka

You Might Also Like