Gjilan

Ahmet Isufi: Pikëllues lajmi, për shkuarjen në amshim të njeriut të devotshëm dhe aktivistit të lëvizjes për liri, Sadik (Murat) Berisha

Pikëllues lajmi, për shkuarjen në amshim të njeriut të devotshëm dhe aktivistit të lëvizjes për liri, Sadik Murat Berisha.
I lindur e i edukuar në familjen e madhe Berisha duke u frymëzuar nga paraardhësit e tij, me këshillat e Bacës Rexhë e sidomos duke ndjekur hapat e patriotit e militantit, xhaxhait të tij, Heroit të Kombit, Nuhi Berisha, Sadiku do të vazhdojë pandërprerë veprimtarinë si brenda edhe jashtë vendit, në të gjitha proceset për lirinë e popullit tonë.
Do të na mungojë buzëqeshja, energjia e çiltërsia e tij, por do të na mbesin kujtimet më kuptimplote e më të mira që jetuam e vepruam në të njejtën kohë.
I lehtë i qoftë dheu i Atdheut!

You Might Also Like