Izmi Zeka
Të lexosh atë që ka shkruar akademik Kraja mjafton të shihesh se deri ku ka arritur niveli i shpëlarjes së trurit dhe jo vetëm kaq por edhe mentaliteti i robit historik.
Por për të ruajtur shtetësinë e Kosovës dhe historinë e saj pamflete të tilla duhet të dënohen edhe nga institucionet tona kredibile e shtetërore.
Ky rast duhet të shikohet jo si rast i izoluar as që prek interesat individuale por që shtrembëron historinë e Kosovës dhe luftën çlirimtare.
Nuk do të ndalem në faqen e 35 të akademik Krajës por Shoqatat e Luftës duhet të përdorin çdo mjet institucional për të larguar akademik Mehmet Krajën i cili ka bërë dëme të jashtëzakonshme të historisë sonë të lavdishme të fund shekullit XX.
Interes vital është që sa më parë ky njeri të largohet nga Akademia e Shkencës së Arteve të Kosovës.
Nuk duhet të lejohet që ky pamflet politik i cili shtrembëron historinë tonë të mbetet vetëm ne kuadër të debateve dhe vlerësimeve tona.
Shoqatat nuk duhet të presin. Duhet të dorëhiqet sa më parë. Edhe pse dëmi është i madh dhe nuk riparohet megjithatë së paku atë që mund të riparohet duhet të bëhet.
Ai duhet të shkojë në shtëpi.