Viti

Akademi përkujtimore në 72- vjetorin e vrasjes së atdhetarit Shaban Haliti-Pozharani

Në Pozharan të Vitisë, për herë të parë është organizuar dhe mbajtur një tubim përkujtimor në 72- vjetorin e masakrës serbe në xhamin e këtij lokaliteti më 7 janar 1945, ku nga serbet u mbytën me dru dhe me mjete tjera të topituar 4 pozharanas në mesin e të cilëve ishte edhe ish veprimtari dhe atdhetari Shaban Haliti-Pozharani, I cili ishte edhe ish kryetar I komunës së pozharanit deri në hyrjen e forcave serbo-çetnike në këtë lokalitet në vitin 1944. Në këtë Akademi përkujtimore me rastin e 72 vjeteorit të kësaj masakre gjithashtu janë përkujtur pos Shaban halitit edhe viktimat e kësaj nmgjarjeje të rëndë ku në periudha të ndryshme pos 4 viktimave të mbytrura në xhami në periudha të ndryshme pas kësaj ngjarjeje janë vrarë edhe 23 pozharanas në burgun famëkeq të Gjilanit e ku një numri të tyre nuk u dihen as varret se ku janë varrosur. Një fjalë rasti pas leximit të një biografie të shkurtës për veprimtarin Shaban Halitin e që u lexua nga Fisnik Zuka,e mbajti para të pranishmëve edhe kryetari i komunës, Sokol Haliti, i cili ndër të tjera, tha se 7 janari i përgjakshëm i vitit 1945, përkujton me shumë respekt ata që dhanë jetën për lirinë dhe shtetin e Kosovës, duke shtuar se i kjo ngjarje e rëndë do të mbahet mend ndër gjenerata, e do të jenë pjesë e kujtesës sonë kombëtare.

Po ashtu, në këtë përvjetorë në varrezat e Pozharanit , është bërë edhe zbulimi i Pllakës përkujtimore të atdhetarit të shquar e veprimtarit Shaban Haliti, me rastin e shënimit të 72-vjetorit të vdekjes së tij dhe të 19 bashkëluftëtarëve dhe martirëve të këtij lokaliteti, i cili asokohe ishte bërë qendra e rezistencës së regjimit të atëhershëm serb. Duke përkujtuar këtë ditë të kobshme të para 72 viteve në këtë Akademi përkujtimore të mbajtur sot veç tjerash u tha se “Në vend se të festojnë “Bozhiqin” serbët kryenin masakra ndaj shqiptarëve. Më 7 janar të vitit 1945 atëherë kur lufta e Dytë botërore

kishte përfunduar e qytetarët shpresonin se fituan lirinë, në Pozharan të Vitisë në xhami të fshatit ndodhi masakra më e tmerrshme në Kosovën e atyre viteve ndaj shqiptarëve.

Po ashtu, në këtë përvjetorë në varrezat e Pozharanit , është bërë edhe zbulimi i Pllakës përkujtimore të atdhetarit të shquar e veprimtarit Shaban Haliti, me rastin e shënimit të 72-vjetorit të vdekjes së tij dhe të 19 bashkëluftëtarëve dhe martirëve të këtij lokaliteti, i cili asokohe ishte bërë qendra e rezistencës së regjimit të atëhershëm serb. Duke përkujtuar këtë ditë të kobshme të para 72 viteve në këtë Akademi përkujtimore të mbajtur sot veç tjerash u tha se “Në vend se të festojnë “Bozhiqin” serbët kryenin masakra ndaj shqiptarëve. Më 7 janar të vitit 1945 atëherë kur lufta e Dytë botërore kishte përfunduar e qytetarët shpresonin se fituan lirinë, në Pozharan të Vitisë në xhami të fshatit ndodhi masakra më e tmerrshme në Kosovën e atyre viteve ndaj shqiptarëve.

 

You Might Also Like