LAJME

Aktivitete javore në trafikun rrugor 

                                                                                                                                               

Drejtoria Rajonale e  Policisë Gjilan, njësia rajonale e trafikut rrugor dhe stacionet policore gjatë periudhës kohore 27.09.2024 – 03.10.2024 në vazhdën e implementimit të planeve operative ka shqiptuar njëmijë e pesëqind e trembëdhjetë (1513) gjoba.  

 

Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtij plani janë ndërmarr aktivitete edhe në:  

  • Hetim i pesëmbëdhjetë (15) aksidenteve të trafikut me dëme materiale, 
  • Hetim i dymbëdhjetë (12) aksidenteve të trafikut me të lënduar, 

 

Njësite policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan janë në implementim të planit operativ ‘’Makineria bujqësore’’, në kuadër të së cilit plan me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafikun rrugor apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik me theks të veçantë ngasësit e makinave bujqësore që:  

 

  • Gjatë gjithë kohës përdorni zinjalizues dhe bëhuni të dukshëm! 
  • Mbani  pajisjes tuaj bujqësore në gjendje të mirë shërbimi dhe të përshtatshme për rrugë! 
  • Mbani të funksion siç duhet sistemet e drejtimit dhe të frenimit! 
  • Bëni kujdes me ngarkesa të larta në makineritë tuaja! 
  • Mos i mbingarkoni rimorkiot në mënyrë që ato të jenë të paqëndrueshme në rrugë! 
  • Mbajeni çdoherë distancën e nevojshme  dhe kyçuni ç’do herë sigurtë! 
  • Mos dil në rrugë me  goma të zhytura etj. 

 

You Might Also Like