Flaka Latifi, aktore e cila tashmë është ngjitur në majat e teatrit dhe filmit te ne. Ka marrë çmimin e “Aktorja e re më e mirë” në Festivalin e Teatrit Shqiptar, “MOISIU”, që është mbajtur në Tiranë. Ajo ka luajtur rolin kryesor, atë të Julias në shfaqjen me titull “1984”.
Shfaqja “1984” erdhi në Kosovë e adaptuar posaçërisht për Teatrin Kombëtar të Kosovës nga regjisori francez, Igor Mendijsky, “1984” e George Orwell flet për një shoqëri të kontrolluar nga një qeveri autoritare që mbikëqyr dhe kontrollon çdo aspekt të jetës së qytetarëve. Megjithatë, në interpretimin e regjisorit Mendjisky, fokusi i shfaqjes ‘1984’ ishte mbi historinë e dashurisë së çiftit protagonist, Winston dhe Julia. Një histori që ballafaqohet me fatin e tmerrshëm të shoqërisë së tyre./kryelajmi.com/.