Të dashur aktivistë,
Të nderuar anëtarë,
Lëvizja jonë sot kaloi me sukses një proces të rëndësishëm demokratik të zgjedhjeve të brendshme.
Bashkërisht kemi kaluar shumë sfida, do të kalojmë edhe shumë të tjera, gjithmonë duke u kujdesur që t’i ruajmë vlerat dhe parimet e Lëvizjes.
Duke ju falënderuar për mbështetjen dhe besimin, zotohem se do ju shërbej me nder dhe përkushtim në rrugën që kemi përpara nesh.
Uroj gjithë të zgjedhurit dhe në veçanti atë që themeloi organizatën më të madhe politike në vend për t’i prirë ndryshimit dhe kthesës së madhe politike në Republikën tonë, kryetarin e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, njëherit Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurtin.