Viti

Ambasadori britanik deklarohet pas shkarkimit të Ekipit Menaxhues për Asociacionin: Palëve nuk mund tu imponohet nga jashtë, dakordimi

Ambasadori britanik deklarohet pas shkarkimit të Ekipit Menaxhues për Asociacionin: Palëve nuk mund tu imponohet nga jashtë, dakordimi

in
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott gjatë një vizite në komunën e Vitisë, është pyetur lidhur për vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës, që të shkarkojë katër anëtarët serbë të Ekipit Menaxhues për përgatitjen e themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, transmeton PlusTV përcjell “Kryelajmi”.

Abbott tha se kjo është një pyetje e madhe dhe nuk ka një përgjigje të madhe, por u shpreh se qëndrimi i Mbretërisë së Bashkuar është se nuk mund të kenë një asociacion të imponuar nga jashtë dhe sipas tij, janë Serbia e Kosova ato që duhhet të bien dakord.
“Kjo është një pyetje e madhe, nuk mund t’ju jap një përgjigje të madhe, është e qartë se duhet bërë hap përpara, ju e dini që ne gjithmonë kemi thënë se duhet të ketë një lloj asociacioni, por që ne Mbretëria e Bashkuar kemi thënë se duhet se të ketë një dakordim mes palëve, nuk mund të imponohet.

Qeveria ka një rol të rëndësishëm në vendosjen se çfarë do të jetë kjo, nuk mund të imponohet nga jashtë, duhet të jenë Kosova dhe Serbia që të bien dakord se çfarë ndodh nëse dimë llojllojshmërinë e kushteve në të cilat ajo është e nevojshme të kthehemi.
Kam lexuar vizionin e kryeministrit për një marrëveshje këtë mëngjes, ndoshta për të dëgjuar diçka tjetër nga Bashkimi Evropian ky është fillimi i një proces dhe është një proces që do t’u marrë pak kohë njerëzve”, tha ai.

Gjithashtu, ambasadori britanik mes tjerash shtoi se të dyja palët duhet të arrinjë një marrëveshje sepse e ardhmja e Kosovës dhe e Serbisë ka nevojë për një marrëveshje mes tyre.Aziz Zuka

You Might Also Like