Gjilan

Anëtari i kryesisë i degës së AAK-së në Gjilan dhe afaristi i njohur Ilmi Mustafa uron degën e AAK-së në Gjilan

Anëtari i kryesisë i degës së AAK-së në Gjilan dhe afaristi i njohur Ilmi Mustafa uron degën e AAK-së në Gjilan

Sot, në këtë ditë të veçantë, me ndjenja të ngrohta dhe nder, shënojmë 24-vjetorin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në qytetin tonë të Gjilanit.

Në këtë ditë të rëndësishëm, dëshiroj të shpreh respektin dhe admirimin tim për të gjithë anëtarët, simpatizantët dhe udhëheqësit e AAK-së në Gjilan.

Themelimi i degës së AAK-së në Gjilan më 15 Maj 2000 është një moment shumë i rëndësishëm në historinë tonë lokale.

Kjo ngjarje shënon fillimin e një udhëtimi të gjatë dhe të suksesshëm drejt avancimit të qytetit tonë dhe të të gjithë Kosovës.

Në këto 24 vite, AAK ka qenë një forcë e rëndësishme politike dhe shoqërore në vendin tonë, duke ndikuar drejtpërdrejtë në zhvillimin dhe prosperitetin e komunitetit tonë.

Në krye me kryetarin, Ramush Haradinaj, AAK ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në procesin e ndërtimit të shtetit të Kosovës dhe në promovimin e vlerave demokratike dhe të drejtave të njeriut.
Me përkushtimin dhe punën e tyre të palodhur, ata kanë qenë zëri i qytetarëve tanë në shumë sfida dhe janë përkushtuar në arritjen e qëllimeve të përbashkëta për përparimin dhe mirëqenien e të gjithëve.

Në këto vite, AAK – dega në Gjilan, ka qenë një partner i besueshëm dhe një promotor i bashkëpunimit dhe zhvillimit të qytetit tonë. Përtej suksesit politik, ata kanë qenë në krye të inicativave dhe projekteve të shumta për përmirësimin e infrastrukturës, arsimimit, shëndetësisë, dhe zhvillimit ekonomik të Gjilanit. Koalicionet e ndërtuara me vullnet dhe përkushtim kanë sjellë përfitime të mëdha për komunitetin tonë dhe kanë demonstruar vlerat e bashkëpunimit për të mirën e të gjithë qytetarëve tanë.

AAK është jo vetëm një parti politike, por një shenjë identiteti për të gjithë ata që besojnë në idealet dhe vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Me këtë rast, ju uroj suksese të mëtejshme në punën tuaj të vazhdueshme për mirëqenien dhe zhvillimin e qytetit tonë dhe të gjithë Kosovës.

Së bashku, le të vazhdojmë rrugën tonë përpara me guxim, përkushtim dhe përgjegjësi për të ndërtuar një të ardhme më të ndritshme për gjeneratat e ardhshme.

You Might Also Like