Pas konfirmimit nga klubi, tashmë është edhe vet futbollisti, Ansi Nika që bën të ditur qëndrimin e tij te Gjilani.
Nika në llogarinë e tij në “Facebook” ka konfirmuar këtë gjë.
“Për të gjithë ‘Skifterat’, jam pjesë e Gjilanit dhe do jem të paktën deri në përfundim të kontratës. Respekt për ‘Skifterat’, jeni të mrekullueshëm. Forca Gjilani”, ka shkruar Nika.
Pjesën e parë të sezonit shkodrani ka qenë një nga më të spikaturit dhe është një nga lojtarët më të dashur të tifozëve.
Së fundmi ka pasur lajme për një largim të tijin nga Gjilani, gjë që është mohuar nga klubi dhe nga vetë Nika.