Me nderime të larta qytetare e fetare, në Varrezat e Qytetit në Gjilan, me pjesëmarrje të mijëra qytetarëve nga Gjilani e rrethina është varrosur i riu, Arianit Robelli, i cili pas një sëmundje të rëndë ndërroi jetë ditë më parë.
Vargut të gjatë për t’i shprehur nderime Arianitit dhe ngushëllime familjes Robelli i janë bashkëngjitur qytetarë të shumtë, sportistë, sportdashës e tifozëri e dy ekipeve gjilanase, duke e kujtuar si një djalë të ri të urtë, punëtor e të dashur për të gjithë. /kryelajmi.com/.




