Futboll

Ardian Nuhiu faqebardhë ndahet me Dritën

Ardian Nuhiu është larguar nga Drita pas katër viteve qëndrim në qytetin e Gjilanit.

Në fakt trajneri shqiptar nga Maqedonia e Veriut e mori drejtimin e klubit më 11 shkurt të vitit 2019 dhe largohet nga bardhekaltërtit tre muaj para se t’i bëj katër vite në krye të skuadrës.

Deri te largimi i Nuhiut nga klubi erdhi pas eliminimit së Dritës nga Kupa e Kosovës, ku gjilanasit u mposhtën në shtëpi nga Liria e Prizrenit 1-2.

Në një konferencë të organizuar nga klubi, Nuhiu ka folur për largimin e tij nga Drita.

“Falënderoj familjen e madhe Drita për katër vite të jashtëzakonshme, emocione, histori, fitore, humbje dhe gëzime”, ishin fjalët e para të Nuhiut.

“Dua t’i falënderoj dy presidentët për mbështetjen dhe drejtuesit e skuadrës që 24 orë kemi qenë së bashku për të mirën e Dritës. Falënderoj tifozët për mbështetjen e madhe ndaj meje dhe ndaj skuadrës, si dhe falënderoj çdo futbollist që ka kaluar në këtë derë së bashku me mua në këtë rrugëtim, sepse pa ta

nuk do t’i kishim këto suksese”, tha Nuhiu.

Krejt në fund trajneri shkupjan tha se Drita do të ketë një vend të veçantë në zemrën e tij.

“Ky klub do të ketë një vend të veçantë në zemrën time. Vendimi ka ardhur nga drejtuesit e klubit, nga presidentët është marrë vendimi që është e rrugës të bëhet kjo lëvizje”, u shpreh Nuhiu

You Might Also Like