KRONIKË E ZEZË

Arrestohet për armëmbajtje pa leje

Me datën 17.03.2024 rreth orës 20:30 zyrtar policor të Stacionit Policor Gjilan në pikë kontrolli në rrugën Gjilan-Kamenicë kanë ndalur për kontrolle një automjet me targa vendore me drejtues A.K. (viti i lindjes 1985, mashkull kosovar shqiptar).
Gjatë kontrollit të automjetit nga ana e zyrtarëve policor është gjetur dhe konfiskuar një (1) armë e llojit Colt Governiment e kalibrit 9mm, pesëmbëdhjetë (15) fishekë dhe dy (2) gëzhoja të cilat do të përdorën dëshmi për gjykatë.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit ndaj të dyshuarit do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt.

You Might Also Like