Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor në Kamenicë me datën 11.02.2024 në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore ka arrestuar personin S.D.
Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore me dënim burgimi prej dy (2) vite e gjashtë (6) muaj për veprën penale ‘’Bashkëjetesë me personin nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet’’. Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave.