Postimi i Gentrit Murselit:
Të dashur miq,
Me emocione të jashtëzakonshme ju njoftoj se në bazë të vlerësimit të performancës të rreth 180 anëtarëve të kuvendeve komunale, jam shpërblyer me dy çmimet kryesore.
1.Anëtari më aktiv në Kuvendin e Komunës në Gjilan.
2.Anëtari më aktiv nga të gjitha Komunat e monitoruara!
Faleminderit dhe mirënjohje për zhvillimin e këtij projekti organizatave DEMOS dhe IKD dhe donatorëve, Zyra e BE-së në Kosovë, ambasadave të Zvicrës dhe Suedisë.
Faleminderit kolegëve nga LDK dhe të gjithë anëtarëve të tjerë në Kuvend që mbështetën iniciativat e mia buxhetore/legjislative sepse pa ta ky rezultat nuk do të ishte arritur.