Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, bashkë me Nënkryetarin Faton Jakupi e Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport, ditën e djeshme kanë ndarrë çmimet dhe mirënjohjet për sportistët më të dalluar të komunës sonë.
Kryetari Kastrati tha se u është shumë mirënjohës të gjithë sportistëve që po na bëjnë krenarë në nivel kombëtar e ndërkombëtar.
Mirënjohjet e para janë ndarë nga Zyrtarja për Sport në Kamenicë, Ajshe Hoda-Thaqi për sportistët junior, kurse për sportistët e dalluar të Kamenicës për vitin 2018, mirënjohjet I ka ndarë përgjegjësi për sport Agim Avdullahu.
Çmimin sportisti I vitit për vitin që lamë pas e ka fituar atleti nga Klubi Atletik “Rogana”, Musa Hajdari. Titulli për klubin më të mirë, I takoi Klubit Atletik “Rogana” dhe trajneri më i dalluar është zgjedhur Zijadin Kryeziu, selektori I reprezentacionit të Kosovës në Atletikë.
Nënkryetari Faton Jakupi ndau çmimin e veteranit të vitit në sport, çmim ky që I takoi Sevdai Thaqit.
Komisioni nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport ka zgjedhur si lojtar nderi Lirim Kastratin i cili luan për Kombëtaren e Kosovës dhe ekipin “Lokomotiva” në Zagreb dhe këtë çmim e ndau Drejtori I DKRS-së në Kamenicë, Arianit Ibrahimi.
Sportistët e dalluar për vitin 2018 janë:
1.Viona Kryeziu (KA Rogana), olimpiste në Tokio 2020
2.Astrit Kryeziu (KA Rogana)olimpist në Tokio 2020
3.Leon Thaqi (KA Rogana)
4.Merita Borovci (Lojtare e përfaqësueses së femrave nga Kombëtarja e Kosovës)
5.Edona Kryeziu (Lojtare e përfaqësueses së femrave nga Kombëtarja e Kosovës)
6.Kaltrina Biçkaj (Lojëtare e përfaqësueses së femrave nga Kombëtarja e Kosovës)
7.Augent Latifaj (KF Kika)
8.Kushtrim Rexhepi (KF Bashkimi)
9.Egzon Huruglica (KF Dardana)
10.Elona Hiseni(KV Feniksi)
11.Luan Maliqi (Klubi I karates Arbëria)
12.Përfaqësuesi nga Klubi I çiklizmit “Dardana”.