Kamenicë

Banorët e Brezit Kufitar i janë mirënjohës Policisë së Kosovës

Drejtues të Basshkësisë Lokale, Karaçevë e Poshtme kanë takuar oficerin e Policisë së Kosovës, Florim Klaiqi, Komandant i Stacionit Policor në Kamenicë, i cili është interesuar për brezin kufitar Karaçevë e Poshtme, për hallet dhe brengat që kanë banorët e brezit kufitar.

Nga kryetari i kësaj bashkësie lokale, Selver Lenjani ai u njoftua gjer e gjatë për situatën në Brezin Kufitar, ku vazhdimisht shteti i Serbisë pretendon që të shkëput këtë pjesë të fshatit Karaçevë prej Vitit 2001 e deri më sot. Ai ka thënë se banorët janë tejet të shqetësuar për arterien kryesore, “Rruga e Asfaltuar” sipas Marrëveshjes Teknike e Ushtarake të Kumanovës. Sipas Lenjanit, banorët e kësaj ane i janë mirënjohës komandantit të Stacionit Policor në Dardanë, Florim Maliqi, ngase pa praninë e policisë nuk do të mund të zhvillohej jeta në brezin kufitar. Ai ka falënderuar edhe forcat e KFOR-it.

You Might Also Like