Futboll

Barazon Gjilani

Gjilani dhe Llapi kanë luajtur baraz në ndeshjen e zhvilluar këtë të shtunë në Stadiumin e Qytetit në Gjilan. Vendimtar dolën të jenë golat e pjesës së parë, ngase në të dytën nuk pati asnjë shënim.

Gjilani erdhi në epërsi me rezultat 1:0, me golin të cilin e ka shënuar në minutën e 25, sulmuesi gjilanas Zgjim Mustafa.

Gjatë gjithë rrjedhës së pjesës së parë, Gjilani ka dominuar në fushë, por nuk ia ka dalë të shënojë.

Në minutat shtesë të pjesës së parë Florim Bërbatovci nxori një penalti, pasi ishte ndalë në mënyrë të palejueshme nga Blakqorri dhe vetë e mori përgjegjësinë duke qenë i saktë dhe barazoi rezultatin në 1:1.

Edhe në pjesën e dytë pati raste të shumta, por deri në fund të ndeshjes nuk është shënuar asnjë gol dhe të dy ekipet u ndanë baraz.

You Might Also Like