Suna Arifi, bashkatdhetare e jona me punë të përkohshme në Zvicër, ka shprehur dëshirën që në bashkëpunim me Policinë e Kosovës-Rajoni Gjilan, të shpërndajë dhurata për fëmijët e familjeve me gjendje jo të mirë ekonomike.
Ajo së bashku me zyrtaret e njësisë për bashkëpunim me komunitetin kanë shpërndarë gjithsej 60 dhurata ne 11 familje shqiptare, 4 familje rome dhe 1 familje boshnjake.
Ky gjest I bashkëvendëses sonë ka treguar dëshirën e saj për t’i gëzuar fëmijët skamnorë në prag te festës se fundvitit dhe njeherit ka treguar besimin që ka pasur individë në Policinë e Kosovës që së bashku t’i gëzojnë këta fëmijë.