Futboll

Bashkimi i Koretinit angazhon edhe një lojtar cilësor

Më shumë se kurrë Bashkimi i Koretinit mëton të përgatitet për stinorin pranveror që është në prag. Kështu, ekipi ngjyrë portokalli pas përforcimeve që ka bërë më herët së fundi ka arritur marrëveshje edhe me lojtarin e njohur Landrit Hoti.
Në faqen zyrtare të klubit është thënë se KF Bashkimi arriti marrëveshje për sezonin pranveror me sulmuesin e krahut – këmbëshpejtin Landrit Hoti.
Landriti u rrit në shkollën e futbollit të KF Gjilanit, derisa sezonin 2016/17 dhe atë vjeshtor të këtij kampionati mbrojti ngjyrat e KF Kika, ku pati paraqitje fantastike në shumicën e lojërave.
Faleminderit Landrit që zgjodhe familjen e madhe të quajtur KF Bashkimi. Besojmë që nuk do të zhgënjehesh për zgjedhjen që ke bërë.

You Might Also Like