Ekipi i tij ka humbur, por trajneri i Llapit Batatina ka thënë se ekipet tjera kot po mundohen, ngase sipas tij ekipi që e drejton nuk do t’a lëshojë vendin e parë.
“Nuk arritëm fitore, por treguam futboll cilësor. Nuk është e thënë që gjithmonë të fitohet, ngase nganjëherë duhet treguar futboll të mirë. Treguam se rastësisht nuk jemi në kreun e tabelës, të cilin sivjet nuk do t’a lëshojmë e ekipet tjera mund të shpenzojnë kot, por nuk e heqin Llapin nga vendi i parë. Ka ende ndeshje, sot fati ishte me Gjilanin, dominuam lojën, bile qëlluam dy herë tërthorësen, nuk na u dha një penalti e mendoj se me këtë lojë do t’i fitojmë ndeshjet tjera, ngase kam lojtarët më të mirë e më cilësorë dhe ne bëjmë lojën më të mirë në Kosovë”, ka thënë Tahir Batatina.