ARSIMI

Berat Dindar nëpunës i dalluar në Komunën e Gjilanit

Në Ditën Ndërkombëtare të Shërbimit Civil, Berat Dindari merr “Mirënjohje” nga Ministria e Punëve të Brendshme, si nëpunësi më i dalluar i vitit në Komunën e Gjilanit.

 

Më 23 qershor 2020, Ministria e Punëve të Brendshme, për nder të 23 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Shërbimit Civil, organizoi shënimin e kësaj dite për shërbimin civil në Republikën e Kosovës.

Pas propozimit të drejtorit të DKA-së, Nazim Gagica dhe miratimit të kryetarit të komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, MPB nderon me Mirënjohje z. Berat Dindarin, Zyrtar Arsimor për komunitetin turk, pranë Drejtorisë Komunale të Arsimit në Gjilan, si nëpunësi civil më i dalluar i vitit 2019/2020 në Komunën e Gjilanit.

Shpërndarja e mirënjohjeve për zyrtarë të dalluar të institucioneve organizohet çdo vit, e që kontribuon në motivimin dhe përkushtimin e mëtejmë të nëpunësve civil.

You Might Also Like