Futboll

Besa e Kavajës nënshkruan me lojtarin e Gjilanit, Erzen Hysenin

Sot, u arrit një marrëveshje midis Erzen Hysenit dhe Besës së Kavajës. Besa e Kavajës e cila gjendet në rrezik të rënies nga liga ka filluar të përforcohet me disa lojtarë të rinj, shkruan kryelajmi.com.

Njëri prej tyre është edhe futbollisti gjilanas, Erzen Hyseni. 19-vjeçari, Hyseni, doli nga akademia e SC Gjilanit. Hyseni ka disa minuta të zhvilluar me ekipin e parë të Gjilanit. Erzeni këtë sezon shkëlqeu me grupmoshën U21 të Gjilanit në Bon Voyage Superliga U21, duke arritur të tund rrjetën disa herë dhe duke e udhëhequr ekipin si kapiten i kësaj grupmoshe./kryelajmi.com/.

You Might Also Like