Nxënësi i ynë Besnik Haziri do të marrë pjesë në Olimpiadën Matematike Internacionale – IMO 2025. Besnik Haziri, nxënës i klasës së njëmbëdhjetë në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” do të jetë pjesëmarrës në Olimpiadën Matematike Internacionale – IMO 2025, që gjatë muajit korrik të këtij viti do të mbahet në Australi. Ky është një sukses i madh i matematikanit të ri gjilanas, i cili u bë me dije nga ShMK, pasi ajo ka shpallur rezultatet përfundimtare për TST – IMO 2025. Besnik Haziri është radhitur i katërti me 14 pikë, në ekipin 6-anëtarësh të Kosovës. Ky është një sukses i madh i Besnikut dhe besojmë se ai do të na përfaqësojë si është më së miri në këtë garë të madhe botërore të matematikës. Gjithsesi se ky është një sukses i madh edhe i shkollës sonë dhe i nxënësve dhe mësimdhënësve të matematikës, të cilët po punojnë me përkushtim për arritjen e rezultateve sa më të mira.
Pas arritjes së këtij suksesi nxënësi Besnik Haziri ka theksuar se ky është rezultat i përpjekjeve të tija të vazhdueshme dhe se ka punuar pa u ndalë. Haziri shton se javët e muajt në vijim do të përgatitet edhe më mirë që të arrijë sukses edhe në arenën ndërkombëtare, ndonëse është i vetëdijshëm se gara do të jetë tejet e fortë./kryelajmi.com/.