Ilir Zeneli ka arritur fitore të madhe në duelin e sotëm të boksit përball serbit, Antonio Zovak.
Kosovari me origjinë nga Gjilani ka arritur që ta mbyllë këtë ndeshje qysh herët në raundin e dytë pa i dhënë as edhe një shansë kundërshtarit nga Serbia.
22 vjeçari i peshave të rënda ka arritur fitore shumë të lehtë përballë Zovak, duke e mbyllur luftën brenda 120 sekondave.