“Nëse shikojmë atë që treguam shumë lehtë kemi mundur t’i fitojmë tre pikë, pasi kemi humbur dy raste 100%. Unë jam i kënaqur me atë që lojtarët e treguan në fushë.
“Është duke na bërë nervoz puna e kartonëve të kuq. Edhe në ndeshjen e kaluar ndaj Ballkanit e pësuam një të kuq edhe atë me shumë pikëpytje, por ky i ndeshjes së sotme në kohën shtesë nuk ishte as faull. Ky madje nuk i ka bërë nder as kundërshtarit, por vetëm na prish punë neve.
Neve kjo po na dëmton, madje banka u ngrit për ta kërkuar VAR-in por kjo nuk ndodhi. Mendoj që ende specifikisht nuk po i dijmë rregullat e VAR-it. Ky ishte një karton pa nevoj nga një arbitër me përvoj të madhe, por që duhet me pas kujdes në vazhdim pasi na dëmton edhe neve por edhe ekipet tjera”, tha Dallku.