Shtabi Zgjedhor me të gjitha strukturat e degës, është në vlugun e aktiviteteve të përgatitjeve për zgjedhjet komunale të 22 tetorit. Në këtë kuadër, janë marrë përgjegjësit nga të gjitha sektoret e Shtabit Zgjedhor për angazhim maksimal për të qenë sa më të përgatitur për fitoren e PDK-së në këto zgjedhje. Gjithandej, nga strukturat e nëndegëve, shoqëria civile, grupe të interesit, janë sjellë emra autoritativ dhe me kredibilitet publik, që do të pasurojnë edhe më listën fitimtare të Degës së PDK-së për këto zgjedhje. Po ashtu dega ka marrë qëndrim për emrin e kandidatit për kryetar të Komunës, të cilin do t’ia dërgoj qendrës (PDK-së) për nominim.
Përndryshe, PDK dega në Gjilan, me unifikimin e strukturave me gjithë potencialin dhe kapacitetet disponuese, dhe përgatitjet që është duke i bërë, garanton fitoren përballë rivalëve të tjerë politik, me qëllimin e shpëtimit të komunës nga kaosi, anarkia totale që e ka pllakos komunën për një mandat të plotë qeverisës nga LDK, si dhe marrjen e mundësisë që komunën ta qeverisë një subjekt tjetër, i cili paraprakisht ka dëshmuar se është kundër shtetit të Kosovës dhe rendit demokratik.