Është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit në mes Drejtorisë për Arsim dhe shoqatës Shoqata Profesionale e Informaticientêve të Kosovës, e cila do të realizoj një numër të konsiderueshëm të aktiviteteve në fushën e teknologjisë dhe kodimit.
Albana Demiri, drejtoresh e Arsimit në Komunën e Gjilanit, tha se aktivitetet që do të realizohen në shkollat tona janë ofrimi i trajnimit për të gjithë mësimdhënësit e Komunës; Organizimi i sesioneve trajnuese për mësimdhënësit dhe stafin e shkollave për të përvetësuar konceptet bazë të kodimit dhe mënyrat e integrimit të tyre në mësimdhënie.
Atrivitet tjetër sipas saj ështën edhe sigurimi i materialeve dhe burimeve mësimore: Ofrimi i qasjeve në platformë për kodim, si dhe sigurimi i materialeve dhe udhëzuesve që mbështesin mësimdhënien e kodimit.
Organizimi i eventeve si garat e kodimit, workshop-et e kodimit dhe ditët e hapura të teknologjisë që stimulojnë interesin dhe konkurrencën mes nxënësve.
Ofrimi i mbështetjes teknike: Ofrimin e përkrahjes për mësimdhënësit dhe nxënësit përmes kontaktit të vazhdueshëm në email, telefon dhe takimeve online e fizike.
Përfshirjen e prindërve dhe komunitetit: Organizimi i sesioneve informuese për prindërit dhe anëtarët e komunitetit për t’u njohur me rëndësinë dhe përfitimet nga të mësuarit e të menduarit logjik e kompjuterike, kodimit e shkathtësive digjitale, si dhe mënyrat se si mund të mbështesin fëmijët e tyre.
Drejtoresha tha se rrjetëzim në mes të institucioneve dhe mësimdhënësve nga komunat tjera në shkëmbimin e materialeve, përvojave dhe projekteve të kodimit.
Sipas vlerësimi dhe përmirësimi i vazhdueshëm: Monitorimi dhe vlerësimi i rregullt i programit të kodimit për të identifikuar sfidat, arritjet dhe mundësitë për përmirësim në shkolla.
Ndërgjegjësimi dhe promovimi: Nxitja e ndërgjegjësimit dhe promovimi i “Javës së Orës së Kodimit” përmes kanaleve të ndryshme të komunikimit, duke përfshirë mediat sociale, webfaqet zyrtare të komunës dhe ngjarjet publike për të rritur pjesëmarrjen dhe interesin.
Përkrahje dhe mbështetje Komunës në zhvillimin e garave ndërkombëtare të informatikës “Bebras” në të gjitha shkollat e Komunës
Trajnimi i mësimdhënësve dhe koordinatorëve për implementimin e garave të informatikës.
Regjistrimi i shkollave, mësimdhënësve dhe nxënësve në platformën ndërkombëtare për realizimin e garave.
Organizimi i ceremonisë së certifikimit të nxënësve në nivel lokal dhe qendror.
Qasje në materiale që mbështesin përgatitjen për garat, duke përfshirë udhëzues studimi, teste praktike dhe video trajnuese.
Organizimi i një sistemi çmimesh për të motivuar dhe vlerësuar arritjet e nxënësve dhe përkushtimin e shkollave në përgatitjen për garat.
Përkrahja dhe mbështetja në implementimin e klubeve të kodimit në SHFMU dhe SHML me qëllim të avancimit të shkathtësive digjitale ndër të rijnë.
Aftësimi i vazhdueshëm profesional i mësimdhënësve me shkathtësi digjitale.
Promovimi i profesioneve të TIK-ut në SHFMU dhe SHML, përmes prezantimeve të mysafirëve, vizitave në ndërmarrje, etj.
Mbështetja e nxënësve dhe mësimdhënësve për të zhvilluar inovacione në fushën e TIK-ut.
Certifikimi i aftësive dhe shkathtësive digjitale të nxënësve dhe mësimdhënësve.
ShPIK, përkrahet edhe nga Ministria e Arsimit e Shkencës dhe Teknologjisë.