OPINION

Dimrit institucionet komunale pa ngrohje, ndërsa verës pa klimë!

Shkruan: Bujar Nevzadi, këshilltar komunal

KU JANË UDHËHEQËSIT E KOMUNËS?

Dimrit institucionet komunale pa ngrohje, ndërsa verës pa klimë! Kjo nuk është më pakujdesi, por papërgjegjësi totale ndaj qytetarëve dhe punëtorëve të Komunës.

Sot vizitova Bibliotekën e Qytetit “Fan S. Noli”, ku disa studentë dhe punëtorët po përballeshin me temperatura të larta, duke u djersitur në vendin ku duhet të lexojnë, studiojnë dhe punojnë në kushte normale.

A është kjo mënyra se si qeveriset një komunë?!
A nuk e meriton Gjilani një administratë që kujdeset për institucionet publike dhe për njerëzit që i shërbejnë qytetit?

Dimrit ngrijnë, verës përvëlohen! Ndërsa Qeveria Komunale vazhdon të heshtë dhe të merret me propagandë dhe mashtrime.

Qytetarët nuk kërkojnë luks. Kërkojnë kushte elementare për punë, studim dhe shërbime publike.

Kjo është edhe një tjetër dëshmi e mospunës dhe neglizhencës së Qeverisë Komunale të Gjilanit.

You Might Also Like